Ka qenë lajm kryesor i rubrikës sot, ngjarja e ndodhur dje, në zonën e plazhit në Durrës.
Sot, mediat ju referuan “fatlumit”, në fillim me iniciale dhe më vonë u raportua edhe emri.
Akil Nerjaku është shënjestra e atentatit të dështuar me snajper.
Ai është qëlluar nga brenda një furgoni dhe dyshohet se autori e ka ruajtur shenjëstrën i cili lëvizte me një “G – Class” të blinduar.
Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

