Ish-drejtori i Ujësjellës- Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë për t’ u përballur me drejtësinë pasi grabiti shtëpinë e futbollistit të njohur, Karim Benzema.
NCB-ve të Interpolit të Madritit dhe atyre të Tiranës, pas një bashkëpunimi bënë të mundur ekstradimin e Prodanit drejt vendin tonë.
Prodani u arrestua në fillim të muajit dhe pas caktimit të masës se sigurisë arrest në burg me afat, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.
Alfred Prodani është denoncuar tre vite më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit Karim Benzema. Sipas autoriteteve, Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë.

