Euronews Albania raporton se mesditën djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar nje atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.
Ky i fundit ka qenë në këtë zonë kur është qëlluar me armë zjarri(e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka kapur objektivin pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.
Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

