NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    2 days ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bislim AHMETAJ/Azem Hajdari ishte dhe mbeti NJERI!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bislim AHMETAJ/Azem Hajdari ishte dhe mbeti NJERI!

Neutrale
Last updated: 2022/09/13 at 8:28 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Cili prej nesh që jemi gjallë apo e konsiderojmë jetë dinjitoze këtë jetë që po bëjmë në këtë kohë të trubulltë sociale, ekonomike dhe politikë nuk do t’ja kishte lakmi jetës së shkurtër por të mbushur me ngjarje të Azem Hajdarit!?

Ai pati një jetë të pasur, me maja dhe me humnera, me dritë dhe me hije, me lavdi dhe me thyerje dhe jeta e tij zgjati vetëm 35 vite, 6 muaj dhe 12 ditë?!

Përgjigjet e kësaj pyetje (plotë dilema për shumëkënd ) për mua përsonalisht janë krejt të thjeshta . Kjo edhe për faktin se e kam njohur nga afër në arritje dhe në “dështime” deri natën fatale kur plumbat e armëve të policisë së shtetit e ndanë fizikisht prej atyre që e çmuan dhe e anatemuan për së gjalli dhe më pas për së vdekuri.

Unë në këto rradhë s’kam ndërmend të shpalos gjithë bankën e vlerave që barti jeta e tij e shkurtër, por gjithësesi do të mundohem ti jap një përgjigje sa më adekuate titullit të këtij shkrimi dhe për këtë do të më duhet të bëj një portret të shkurtër të veprimtarisë jetësore të Azem Hajdarit.
Jetë dhe veprimtari që e diferencoj atë dukshëm dhe cilësisht nga brezi ynë që solli ndryshimin e madh. Brez që bëri histori dhe i dha Shqipërisë ngjarjen më të çmuar pas shpalljes së Pavarësisë në 912, Lëvizjen Studentore, levizje që shembi diktaturën komuniste dhe legalizoj pluralizmin politik, lëvizje të cilës i priu me dinjitet dhe vendosmëri Azem Hajdari.

Po pse ishte dhe mbeti njëri Azem Hajdari?!

Pikë së pari, sepse ai i besonte dashurisë dhe familjes.
Kur ne lexonim romanin e Hans Faladës “Po tani o i shkretë” ai guxoj dhe u martua, krijoj familje , lindi fëmijë, punoj fort dhe i doli për zotë familjes së tij si pak kush në ato kohë të trishta varfërie. Ai jo vetëm që ishte një prind i dashur dhe i mirë por edhe dinjitoz.(Azemi u martua kur ishte vetëm 17 vjeç dhe u ba baba pak pa i mbushur 20 vite ) Që ai i besontë dashurisë dhe familjes e vertetoj fakti se ai u nda nga kjo jetë me atë dashuri dhe me atë familje.

Sepse ai i besonte Zotit.

Kur besimi te Zoti ndalohej me ligj dhe Dervishi i Luzhës ishte identikiti i anatemimit të fesë në vendlindjen e Azem Hajdarit, ai e respektonte dhe e konsideronte atë si një vlerë të çmuar jo vetëm për vendlindjen e tij. Më vonë ai e demostroj këtë besim sepse u bë inisiatori i ndërtimit të Tyrbes së Dervishit të Luzhës që në vendlindjen e tij e besojnë të gjithë besimtarët e Zotit pa dallim.

Sepse ai i besonte lirise dhe vlerave të saj.

Edhe pse përsonalisht ai nuk pati ndonjë “shtypje” të drejtëpërdrejtë nga njollat në biografi prej regjimit komunist, ai e ndjente dhe e përjetonte njëlloj si ata që vuanin burgimet , internimet dhe përbuzjen që demostronte diktatura komuniste ndaj një pjese të shoqërisë dhe këtë e tregoj më së miri kur u ngujua në grevë urie më ish të përndjekurit politik për të drejtat e tyre në kohën kur qeveriste partia që ai kishte themeluar në dhjetor të 90-ës.

Sepse ai e çmonte dhe ja dinte fuqinë lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë.

Azemi nuk njihet si ndonjë editorialist apo gazetar i spikatur por njihet prej gjithë bashkëkohësve të tij “pro dhe kundër” që sot janë “mbretërit” e medias së shkruar dhe elektronike si avokati dhe mbrojtësi i tyre më konseguentë në kohën kur rinisi “çensura” ndaj shtypit. Besoj ju kujtohet kur Azem Hajdari behej Kryetar I Këshillit Botues të gazetës “Koha Jonë” për tu bërë mburoj e shtypit të lirë. Besoj ju kujtohet kur behej inisiator dhe mbështetës i themelimit të televizionit të parë privat në Shqipëri “SHIJAK TV” , Gjithkujtë i kujtohet ngujimi i Azem Hajdarit në grevë urie në një furgon para Televizionit Shqiptarë në 98 kur ky Televizioni public ishte shndërruar në zëdhënës të krimit dhe të bandave që qeverisnin Shqipërinë.

Sepse ai ngjallte besim dhe shpresë kudo dhe te kushdo.

Brenda vetës së tij kishte lindur dhe ishte rritur lideri i padiskutueshëm, këtë cilësi ai e shfaqi qysh ditën e parë që u ngjitë mbi një gurë në Qytetin Studenti dhe i vuri gjoksin betejës për liri dhe demokraci. Guximi i logjikshëm dhe besnikëria ndaj të vertetës e shndërruan Azem Hajdarin në burim shprese dhe besimi për çdo shqiptarë pa dallim nga Konispoli në Koplik, nga Korabi në Kuç, nga Korça në Kurbin.

Sepse ai nuk bënte kompromise në kurriz të parimeve themelore të lirisë, demokracisë dhe çeshtjes tonë kombëtare.

Ai se njihte servilizmin, lëpirjen, intrigat, hakmarrjen, hajninë dhe zollumin, vese këto që i bartnin dhe i bartin me shumicë kolegët e tij deputetë majtas dhe djathtas. Mungesa e këtyre veseve në karakterin e tij ja pamundësoj përfshirjen nëpër kabinetet qëveritare edhe pse ishte kryetari i parë i Partisë Demokratike, edhe pse ishte zgjedhur katër herë deputet në katër zona të ndryshme të vendit me numër record votash. Po të bënte qoftë edhe një kopromis me të keqën , Ai, Azem Hajdari do të ishte gjallë dhe ndoshta në krye të opozitës së sotshme që na mungon të gjithëve.
Së fundi kush e njohu Azem Hajdarin dhe nuk e bëri mik për kokë .
Në miqësi ai s’bënte dallime politike, s’njihte limite moshe, krahine, feje apo gjinie. Ai siç e kishte të lehtë të bisedonte me një ish të burgosur politik po aq natyrshëm gjente fjalët në bisede më një veteran të Luftës së II. Biseda me një akademik për çeshtje filozofike ishte po aq e larmishme sa dreka me djemtë “e fortë” të lagjes. Po ta takoje njeherë vështirë që të mos miqësoheshe me të, sepse ai do të gjentë tek secili bashkëbiseduaes i tij një cilësi të përbashkët që të kënaqte në dy kahje deshirën për ta ngjizur takimin në miqësi të përhershme. Ai vlerësoj dhe u vlerësue prej të gjithë atyre që në tranzicionin e vështirë dhe shpeshherë të pamundur shqiptarë u përpoqën të bëjnë të mundurën e mirë.
Azem Hajdarin e ndanë nga jeta , sepse nuk ishte buka e tyre, sepse i rrinte ngushtë kostumi i njerëzve që prodhuan këtë tranzicion pa fund të Shqipërisë, sepse liria dhe njeriu ishin dashuria dhe pasioni i tij përhershëm.

Neutrale September 13, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
17 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
2 days ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
2 days ago

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?