Kështu shkruan në “Facebook” Flamur Noka, në nderim të tre shqiptarëve që u vranë në sulmin mbi kullat binjake, por edhe tre mijë viktimat e tjera.
Ja postimi:
Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj punonin në Kullat Binjake prej vitesh. Të tre humbën jetën tragjikisht bashkë me dhjetëra qindra të pafajshëm në sulmin terrorist mbi Shtetet e Bashkuara atë 11 shtator.
Ajo ditë tronditi mbarë njerëzimin. Popujt i bashkoi solidariteti me familjet e viktimave ndërsa shtetet demokratike unifikuan qëndrimin kundër terrorizmit, mes tyre edhe Shqipëria.
11 shtatori ishte një tragjedi e të gjithë njerëzimit dhe e qytetërimit demokratik. Ishte sulm mbi modelin e bashkëjetesës etnike, fetare dhe kulturore që përfaqëson kombi i madh amerikan 🇺🇲



