NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 day ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 day ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    1 day ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ferdinad Veliu/ Letër për Nënën !! Ne flinim gjumin tënd…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ferdinad Veliu/ Letër për Nënën !! Ne flinim gjumin tënd…

Neutrale
Last updated: 2022/09/11 at 8:45 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

E dashur nënë më ka marrë malli.
Më mungon kaq shumë sa ndonjëherë çmëndem kur mendoj se ke ikur.

Sot po shkruaj një letër për ty dhe do ta nis me postë.
Lexoje dhe mos u mërzit, kur mes shkronjave do shikosh disa dalë boje, ah më vidhet ndonjë lot syve pa më pyetur ku shkon,.
Të kujtohet sa herë në krahët e tu na zinte gjumi?
Zërin tënd dhe sot e kësaj dite nuk e kam ndeshur kund.
Këndoje aq bukur e mira ime.
Shikoja ëndrrën më të bukur. Në krahët e tu isha i sigurtë, të kam lodhur sepse ti pas një dite pune na mbaje edhe ne të vegjëlit e tu.
Ne flinim dhe gjumin tënd.
Nuk të dëgjova kurrë të ankoheshe. E mban mënd sa herë na shijonte ushqimi sepse ti ishe kuzhinierja më e mirë në botë, ti buzëqeshje dhe na jepje edhe pjesën tënde..ne s’menduam kurrë se ti që punoje gjithë ditën rrije pa ngrënë.
E dashur Nënë, e mira ime të kujtohet sa herë fshihesha pas teje kur të ankoheshin për mua ? Isha një çamarrok i lëvizshëm,tmerri i xhamave dhe pemëve të lagjes.Ti më shikoje buzagas sa herë të ankoheshin për mua sikur doje të thoje..punë e madhe i vogël je.Ti më kuptoje, unë nuk kisha lodra, asnjë fëmijë nuk kishte lodra, kështu ishte ajo kohë.Ti nuk kishe shumë rroba, në fakt nuk mbaj mënd që të blije ndonjëherë, a po njëherë kur nëna jote dhe gjyshja ime të bleu një fustan me lule të vogla dhe topa.Ti e veshe dhe pe nga unë, ishe kaq e lumtur, brënda një minute u shëndrrove në Mbretëreshë si në ato përrallat që më tregoje netëve të gjata të dimrit. Unë qeshja dhe vrapoja nëpër dy dhomat e vogla që kishim duke nxjerrë herë pas here njërin sy nga dera.
E dashur Mbretëresha ime që netët dhe ditët t’i ”vodha”padrejtësisht, atëherë kur sëmuresha, atëherë kur të kërkoja që tregimet e tua të mosmbaronin, atëherë kur të duhej të laje rrobat, të cilat unë për çdo ditë i bëja pis, më fal, sot e kuptoj se ti kurrë nuk jetove për vete por për mua.

Të kam borxh dhe nuk mund ta kthej sepse një mëngjes të trishtë ti ike.
Ma bëj hallall se edhe në atë çast të vetmen porosi që le isha unë. Padashje të vrava, ato qindra netë pa gjumë e pa ngrënë, e lodhur nëpër të ftohtin e dimrave të dobësuan të ligën, por prapë në fytyrën e venitur buzëqeshja nuk të humbi.
Të njoha të bukur dhe e bukur ike.
E dashur Nënë !
Kjo letër kurrë s’do të vi aty ku je ti dhe unë e di këtë, por unë nuk do vë adresë, ti nuk ke nevojë për adresë, mbi të do shkruaj ashtu thjeshtë:

“Dërgon:Biri Yt,………Merr Nëna!!

Neutrale September 11, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
9 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
1 day ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
1 day ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
1 day ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
1 day ago

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?