Pesë persona kanë humbur jetën pasi një varkë e vogël me qira është përplasur me një balenë dhe është përmbysur në Zelandën e Re, sipas raporteve lokale.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës pranë qytetit të ishullit jugor të Kaikoura. Sipas raporteve lokale, një operacion i madh kërkim-shpëtimi vazhdoi gjatë pasdites në Goose Bay, duke përfshirë helikopterë, vullnetarë të rojes bregdetare dhe zhytës. Craig Mackle, kryebashkiaku i Kaikoura, konfirmoi për Associated Press se 11 persona ishin në bord. Gjashtë prej tyre u shpëtuan.



