Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Piazza Bolonjës, kur një Ferrari ka hyrë drejt e në katër makina të parkuara.
Përveç makinave të dëmtuara, gjithsej pesë, nuk ka të lënduar.Aksidenti ka ndodhur në Romë të Italisë, ndërsa siç raportojnë mediat italiane makina luksoze ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të saj. Dëmet përllogariten në mijëra euro.
Aksidenti ka ndodhur para syve të shumë kalimtarëve, të cilët kanë ndaluar për të parë makinën e shtrenjtë.
Shqiptari nuk mundi të rimerrte dot kontrollin e Ferrarit për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme në anën e majtë të makinës u dëmtua. Po ashtu dëmtime pësuan edhe 4 makinat e tjera.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia mori në pyetje shqiptarin me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

