Dita e sotme do të karakterizohet nga vranësirat e shpeshta në pjesën më të madhe të saj.
Kjo dukuri në pothuajse gjithë vendin, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të lehta shiu.
Më të dendura parashikohet që reshjet të jenë në zonat veriore.
Pasdite pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

