Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërisht çmimet e produkteve të shportës.
Ditën e sotme është ndryshuar çmimi për sheqerin dhe miellin.
Bordi ka vendosur që të rrisë çmimin e sheqerit duke e çuar nga 104 lekë që tregtohej me pakicë deri sot, do të shitet me 118 lekë.
Ndërsa çmimi i miellit është ulur me 7 lekë dhe nga 90 lekë për kg deri sot, do të shitet me 83 lekë për kg.

