Ish presidenti Ilir Meta, ka përkujtuar sot lëvizjen antikomuniste të Postribës.
Mirënjohje luftëtarëve të lirisë, shkruan Meta në rrjetet sociale.
Ja postimi:
Përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohjen më të thellë luftëtarët e lirisë, atdhetarët, patriotët dhe intelektualët që 76 vite më parë i prinë Kryengritjes antikomuniste të Postribës, u martirizuan, u burgosën dhe u internuan në emër të dinjitetit njerëzor, për një Shqipëri plotësisht të lirë dhe demokratike.
Kjo ngjarje e rëndësishme, që bën sot krenar çdo malësor, çdo shkodran dhe çdo qytetar të vendit do të frymëzojë përherë përpjekjet tona për lirinë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë, për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!
Lavdi përjetë martirëve të Postribës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë! 🇦🇱


