Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës.
E.M 23 vjeç është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku banon.
Ende nuk dihet shkaku që e ka çuar vajzën e re drejt këtij akti.
23 vjeçarja aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës.
“Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”

