Ngjarja ka ndodhur para një viti, por policia holandeze që hetoi ngjarjen i ndoqi hapat me kujdes derisa i vuri tre grabitësit para drejtësisë.
Tre të rinj mes të cilëve edhe një i ri shqiptar, lojtar i kombëtares shqiptare të basketbollit të të rinjve ishin përfshirë në vjedhjen me dhunë të një telefoni në Vilvoorde të Holandës.
Personi që u grabit kishte nxjerrë telefonin e tij në shitje në internet dhe kishte një takim me një blerës të interesuar më 27 prill 2021, shkruajnë mediat vendase
Në momentin kur blerësi i supozuar doli, menjëherë spërkati me spraj djegës viktimën në fytyrë.
Megjithatë, viktima ishte në gjendje të jepte një përshkrim të personit që e sulmoi dhe të makinës me të cilën ai u largua.
Kjo i çoi hetuesit te i riu me iniciale H.B., një basketbollist 22-vjeçar që jeton në Bruksel, i cili luan për kombëtaren shqiptare të të rinjve.
Policia po ashtu ka mundur të identifikojë dy të dyshuar të tjerë, A.C. 21 vjeç dhe A.I.C. 21 vjeç.
Ky i fundit ka rrëfyer se e kishte kryer vjedhjen, por deklaroi se A.C. kishte dijeni për planet e tij.
Ndërkohë, prokurorët kërkuan një shërbim komunitar prej 200 orësh ose një dënim me burg prej 14 muajsh të ndarë mes të treve.

