Qytetarja Aksinja Lulo rreth 60 vjeç, është gjendur e pajetë në mes dy pallateve në Gjirokastër.
Probleme me tensionin e gjakut dhe një marrje mendsh dyshohet se ka qenë shkaku i rrëzimit të saj nga një lartësi mbi 2 m, por që ka rezultuar fatal.
Ajo u gjet e pajetë nga banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër dhe fqinjët thonë se zakonisht kishte probleme me tensionin e gjakut.
Megjithatë grupi hetimor po punon dhe pritet të zbardhin ngjarjen dhe shkakun e vërtetë të vdekjes.

