Pas 10 ditësh i zhdukur, biznesmeni shqiptar Zhani Topalli është gjetur i pajetë në ishullin grek Rodos.
Sipas medieve greke, biznesmeni shqiptar është vrarë nga një pronar hoteli në Rodos.
Dje neutrale.al raportoi se rasti po shkonte drejt zbardhjes, mbasi korrespodenti jonë në ishull, njoftoi se policia helene kishte në dorë fakte të pakontestueshme dhe video, ku Topalli shfaqej duke u futur në një hotel, por asnjë shenjë se dilte më prej atyre ambienteve.

