Kështu është shprehur Enkelejd Alibeaj në seancën e parë parlamentare.
Të pyesësh sot shqiptarët, askush nuk e sheh këtë Kuvend si vendin, ku flitet për hallet e tyre, dhe kjo fjalë e imja nuk e ndryshon, por unë do ta them diçka, punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti, tha ai.
Fjala në parlament:
“Ne zgjodhëm ti bënim publike sot prioritet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, megjithatë siç edhe adetin e do dy fjalë nga kjo foltore. E udhës është të thuhet gjithmonë punë e mbarë sa herë që fillon një sesion i ri parlamentar. Megjithatë çfarë pune të mbarë t’i kërkosh këtij parlamenti edhe për sesion që kaloi?! Punë e mbarë për ligjet e kaluara me shpejtësi?! Punë e mbarë për ligjet e bëra me porosi?! Punë e mbarë për për fjalën e opozitës të penguar e të ndaluar në mënyrë sistematike? Punë e mbarë për kontrollin kushtetues të Parlamentit që asnjëherë nuk u la në hapësirat e rregullores e jo më me mirësjelljen politike që i ka hije në fakt një mazhorance?!
Jo, punë e mbarë për këto çështje nuk mund të ketë! Nuk mund të ketë dhe nuk besoj dhe nuk e shpresoj në fakt që të ketë sesion të ketë një punë të mbarë të këtij Parlamenti, për një arsye të thjeshtë: Një vite e ca më parë, ky parlament është produkt I zgjedhjeve të vjedhura.
Është një fakt.
Shqiptarët e kanë përjetuar, tashmë të dokumentuar, dhe nuk ka se si të ketë një sjellje të ndryshme, të mirë, politikisht korrekte ndaj opozitës, në shërbim të shqiptarëve. Në fakt shqiptarëve. Po të pyesësh sot shqiptarët, asnjë nuk e sheh këtë Parlament dhe këtë sallë si vendin ku flitet për hallin e tyre, për problemet e tyre, për jetën e tyre, për ekonominë e tyre, për familjen e tyre.
Jo. Dhe nuk shpresoj ta ndryshoj sot në këtë fjalë përshëndetëse. Por një gjë do ta them: Punë e mbarë?! Në fakt punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij Parlamenti.
Faleminderit”.

