Një i ri nga fshati Borje i Kukësit ka humbur gjurmët që nga dje
Ai është kallëzuar i zhdukur në policinë e Kukësit sot në mëngjes.
Policia njoftoi se janë paraitur në komisariat familjarët e shtetasit M.A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje.
Ata janë shprehur se gjatë ditës së djeshme, 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit, shtuan të njëjtat burime.

