Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Greqi.
Aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou.
Mësohet se 17-vjeçari me banim në Oropou ka qenë duke udhëtuar me motçikletë kur është përplasur me një automjet.
17-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Gennimatës, por për shkak të plagëve të marra mëngjesin e sotëm, i riu shqiptar ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i makinës që ka aksidentuar të riun është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar më vonë.
Edhe drejtuesi i mjetit që bëri aksidentin është një 30-vjeçar nga Shqipëria, banues në zonën e Avlonës.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

