NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
    2 days ago
    Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
    2 days ago
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet në Shqipëri?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
Të tjera
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
Kryesore
Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.
Të tjera
Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Aktualitet
Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet në Shqipëri?!

Neutrale
Last updated: 2022/09/02 at 4:03 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Çmimet globale të ushqimeve ranë për të pestin muaj pasi kërkesa për disa produkte u dobësua dhe u shënua një rritje sezonale e furnizimeve.

Të korrat e grurit në hemisferën veriore po ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve të furnizimit, ndërsa më shumë drithëra po dalin nga portet e Ukrainës.

Një indeks i Kombeve të Bashkuara për kostot botërore të ushqimit ra 1.9% në gusht, në krahasim me muajin e kaluar, sipas të dhënave që u publikuan të premten. Indeksi ka mbetur në nivelin më të ulët që nga janari, shkruan Bloomberg.

Rënia e çmimeve mund të ofrojë një lehtësim për konsumatorët ndërsa ata përballen me një krizë të thelluar të kostos së jetesës. Megjithatë, rëniet nuk janë aq të mprehta sa në korrik, kur çmimet e ushqimeve u reduktuan me nivelet më të larta që nga viti 2008 dhe mbeten më të larta se një vit më parë.

Inflacioni i ushqimeve nuk tregon shenja lehtësimi në shumë vende, pasi çmimet më të larta të energjisë mund të rrisin kostot e përpunimit. Të korrat mund të tkurren në afat të gjatë pasi fermerët po frenojnë përdorimin e plehrave për shkak të kostove të larta.

Shqetësimet për ndikimin e thatësirës në të korrat e misrit kanë kompensuar pjesërisht uljet e çmimeve të grurit. Edhe pse eksportet e drithit nga Ukraina po rriten, vëllimi është ende shumë nën normën dhe toka bujqësore e humbur dhe çmimet e dobëta lokale po kërcënojnë të korrat e ardhshme të grurit.

Indeksi i OKB-së gjurmon çmimet e eksportit për mallrat e papërpunuara dhe përjashton çmimet e shitjes me pakicë, kështu që mund të duhet pak kohë përpara se ndikimi i tyre të ndihet nga konsumatorët.

Në korrik inflacioni në vend u rrit në 7.5%, efektin kryesor e dhanë ushqimet

Në muajin korrik, inflacioni vjetor në Shqipëri arriti në 7.5%. ndonëse ritmet e rritjes u ngadalësuan, treguesi ishte më i larti në 20 vjet.

Efektin kryesor e dha shtrenjtimi i ushqimeve, që ndikoi me +4,59 pikë përqindje në treguesin e inflacionit. Inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 13,2%.  Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 30,6%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 20,0%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,4%, “peshk” 11,4%, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5%, “mish” me 9,1%, etj.

Në eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Gruri po shitet më lirë, por çmimi i bukës nuk po ndryshon

Adi Haxhiymeri, i cili administron fabrikën e miellit “Bloja” me nënproduktet e “Prima”, tha se ka një rënie të lehtë të çmimit të grurit nga furnizohet Shqipëria, nga 350 USD për ton, në 320 USD/ton. Si rrjedhojë, furrat e bukës tani furnizohen me miell 78 lekë/kilogram nga më shumë se 90 lekë/kg në mars, por kjo ulje nuk është reflektuar te çmimi final i bukës.

https://www.monitor.al/bien-cmimet-e-ushqimeve-ne-bote-a-do-te-reflektohet-ne-shqiperi/

TAGGED: Lajme
Neutrale September 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
11 hours ago
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
11 hours ago
Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.
14 hours ago
Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
16 hours ago
Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS
1 day ago

Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!

Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.

Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.

Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?