Ajet Zyberi ishte deri para dy ditësh drejtor i IKMT, por me vendim qeverie aty u rikthye Dallandyshe Bici, e cila e kishte drejtuar më parë atë institucion.
Mësohet se Zyberi do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Në këtë kohë krize në gjithçka, por mbi të gjitha energjinë, kursimi i saj është kryefjala e gjithë projekteve qeveritare.
E në këtë kuadër është zgjedhur Ajet Zyberi si “dorë e fortë” dhe njeri i veprimit.
Operacioni pritet të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.

