Presidenti Bajram Begaj do të mirëpresë në Tiranë Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.
Zyra e protokollit në Presidencë njofton se kreu i shtetit Bajram Begaj do të mirëpresë, në datat 7 dhe 8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

