Kështu e konsideron kryeministri Edi Rama, projektin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Ai shkruan në rrjetet sociale dhe ilustron me foto, se punimet po ecin sipas planit.
Arterie me impakt të rëndësishëm në jetën social- ekonomike për banorët e qytetit dhe jo vetëm.
Ja postimi:
🚧🏗️Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, po ecën sipas planit. Aktualisht ka nisur puna në një tjetër segment të ri, atë nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri, një arterie me impakt të rëndësishëm ekonomik e social për banorët e për Tiranën, përveçse për lehtësimin e trafikut🛣



