Një 55-vjeçare greke është ndaluar nga Policia Kufitare e Kakavijës me 22.850 euro të padeklaruara.
Siç njoftojnë autoritetet, qytetarja greke nuk e ka deklaruara shumën e parave në kufi.
Ajo është proçeduar, por në gjendje të lirë.
Njoftimi:
“ Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetases Th. V., u gjetën 22 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 55-vjeçarja nuk e kishte deklaruar këtë shumë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, njofton policia

