Simbas SHMU, java që ka nisur do të karakterizohet me ndryshime brenda ditës. Gati çdo ditë, moti nis i kthjellët me vranësira kalimtare. Me rritjen e temperaturave, krijohen kushtet për zhvillim të vranësirave si dhe reshjeve të shiut. Këto do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Bregdeti, do të jetë më i favorizuar për orë me diell e vranësira. Në zonat malore dhe veçanërisht në juglindje, lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

