Dy aksidentet kanë ndodhur pak mesditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në një periudhë kohore të shkurtër.
Nga aksidentet është bllokuar rruga dhe krijuar trafik i rënduar.
Efektivët e policisë rrugore janë në vendngjarje për të analizuar shkaqet, por edhe për të ndihmuar në vijueshmërinë e qarkullimit.
Sipas burimeve në aksidentin e parë janë përfshirë katër makina, ndërsa në të dytin 3 makina.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

