Kështu shkruan kryetari i “Partia e Lirisë”, Ilir Meta, teksa ndodhet në plazh dhe ka takuar një familje shqiptare, emigrantë në Britani.
Ja postimi:
Kënaqësi të takoja sot shumë bashkatdhetarë nga Britania që vijnë çdo vit këtu për t’u çmallur me prindërit, por edhe për t’i lidhur fëmijët me Atdheun dhe ruajtur gjuhën.
Plazhet tona, pa shqiptarët e Britanisë dhe emigracionin do ishin edhe më të zbrazëta dhe të ardhurat për turizmin më të ulta. Ndaj mirënjohje të gjithë atyre që nuk dorëzohen nga vështirësitë që ndeshin këtu.
Koha për të bërë më shumë për zhvillimin e turizmit! 🏖️🇦🇱

