NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    3 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    4 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: SELFIA  BEFASUESE E SELFOS -Tregim për fundjavë nga Shefqet Meko-
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

SELFIA  BEFASUESE E SELFOS -Tregim për fundjavë nga Shefqet Meko-

Neutrale
Last updated: 2022/08/13 at 7:11 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Selfo Likellari kishte shënuar një rekord të paparë në  vetfotografimin e dy dekadave të para  të “Shekullit të Ri”. Kishte bërë inventarin e postimeve të veta në faqen e “Librit të Fytyrave”. Nuk ngopej duke parë veten në të gjitha pozicionet e mundshme, duke filluar nga “Portreti zyrtar” deri tek ngjitjet në majë të Malit të Thatë,  në Moravë, Korab dhe Tomorr…Kishte foto duke zënë peshk e duke zjerë raki, duke ngrënë kumbulla dhe pjeshka, duke gjuajtur me  çifte dhe llastika, duke puthur e duke përqafuar, me kryeministra e presidentë, me deputetë dhe komuarë, me artistë dhe shkrimtarë, i dehur dhe esëll, në krevat dhe në studion e  tij moderrne plot libra, që nuk mund t’i lexonte sepse gjihë kohën ja kishte dhënë “Librit të Fytyrave”…
“Unë do shënoj rekordin tim. Unë do bëhem i famshëm…”  i pëshpëriti vetes Selfo Likellari qe vdiste per “çdo like” ose “çdo pëlqim” që merrte nga  4999 miqtë  që kishte në llogarinë e vet…Habitej se si nuk po arrinte  mikun e 5-mijtë si “kapak floriri”.  Për gati 20 vjet në Librin e Fytyrave, ai e quante veten veteran të kësaj loje zbavitëse njerëzore. Si ish-punonjës në sistemin e arsimit, ai kishte dalë herët në pension, dhe falë një trashëgimie, nuk kishte probleme  financiare. Ai zgjohej dhe  flinte me ëndrra me njerëzit që nuk i kishte takuar kurrë në jetë,  por vetëm “në qelq”…  Shkëmbente  mesazhe dhe i harronte… Fillonte miqësi të reja që e ekzaltonin ndërsa  nuk po dukej miku  5mijtë, si kulm në statusin e tij  virtual.
Ndërsa po afrohej 80-vjetori i lindjes, priste të bëntë postimin më të famshëm  që nuk e kishte bërë askush… I gëzohej vetes për atë ide brilante që nuk i kishte shkuar në mendje askujt, në asnjë vend të globit.Bota do të çuditej nga “magjia” që do përcillte postimi i Selfo Likellarit në 80 vjetorin e vet… Ai do të postonte foton e  Miliontë pikërisht në ditlindjen e vet. Mezi priste dhe idenë e vet e kishte fshehur në një “dosje të posaçme”. Prej kohësh e kishte bërë gati dhe nuk kishte guxim ta shihte më, vetëm ditën e madhe të postimit…
“Ja u kalova të gjithëve…As Mbreti Zog, as Enver Hoxha, as Sali Berisha apo Edi Rama me  gjithë  ministrat e vet,  nuk kanë  regjistruar dot rekordin tim…Ata kanë pasur fotografë, unë jo, jam krejt ndryshe. Një milion vetfotografime nuk ka bërë askush, por e milionta do të habisë Dynjanë” pëshpëriti si i dehur nga koha që jetonte. Selfo ishte tmerresisht i dashuruar ndaj çdo “selfije” siç i thoshin ata të Ingliterrës e tej oqeanit. “Unë jam ndryshe.Unë do t’i habit të gjithë…” I dukej sikur fotot e tij ishin përballë njerëzimit, sikur të gjithë shihnin  Selfo Likellarin dhe dalladiseshin  nga fantasia e tij e pafund. Vetja i dukje sikur me foton e tij kishte  “pushtuar botën” dhe  mezi priste 80-vjetorin e madh… Fotua e miliontë do të merrte  4999 pëlqime dhe me siguri diku do dilte miku i 5mijtë…Pasta ai do paguante kompaninë Meta që të kishte më shumë hapësirë dhe do  deklaronte “fitoren e tij” si “I paarrtishmi i shekullit” duke u bërë “shqiptari më i pickuar” në internet…
Planin e tij nuk e dinte askush. Ai “fliste” vetem me foto dhe vetëm në xham. Në shtëpi nuk ndihej. Gruaja i kishte vdekur prej vitesh.Fëmijët i kishin ikur larg.Një shërbëtore i  vinte përditë i gatuante, e shërbente dhe ikte…Selfo Likellari nuk kishte më asnjë qejf veç joshjes në Librin e Fytyrave. Aty kishte gjetur  “Prajasën” ende pa ikur nga Bota…
Të nesërmen ishte  Dita e Tij. Punoi në kompjuter deri në mesnatë që të kapte realisht Ditlindjen e Vet. Hapi dosjen dhe prej andje nxorri një  foto që e bëri të dridhej. Ishte AI dhe Ai: Një  vetfotografim i Selfo Likellarit duke mbajtur në duar “Selfon e vogël”. Ishte një truk  shumë I bukur që me një shikim të sillte 80 vitet e Selfo Likellarit. “Kush nuk do shokohet nga kjo foto me një diçiturë të thjeshtë: Unë dhe Unë në 80-të vjetorin…. Më thjesht nuk kishte dhe as që mund te kishte ndëra lart në titull do shënohej: Selfo Likellari shënon record me 1 milion selfije… I bëri ca rregullime e mbajti para syve si dikur kur mbante nofuskën e gruas që u martua dhe ca lot i shpëtuan: “Ah sikur të ishte edhe ajo gjallë…” tha me vete dhe sikur humbi ne kujtimet e shkuara. Kot kishte jetuar më parë. Më parë jeta ishte kot, kot fare…Jetë eshte kjo e tashmja ku çdo gjë e ke para syve” pëshpëriti tërë melankoli dhe krenari. Shkoi tek llogaria kontrolloi   të gjitha parametrat  e programuar. Një herë klikoi për  publikun, pastaj kilkoi vetëm miqtë, pastaj vetëm për vete dhe sërish klikoi për tërë publikun… “Le të më shohë Bota Mua dhe Mua…” dhe sikur po i vinte gjumi.
  E nesermja do ishte dita më a madhe, do ishte “1 Maji” i Selfo Likellarit ku mijra e mijra do shihnin në qelq Foton e Tij me Selfon bebe. Kot nuk thonë një foto flet sa për 100 libra. Kot shkruajnë këta shkrimtarët, kot…Fotua është  art i aërtetë” mendoi në heshtje. Duke besuar se të gjitha parametrat ishin në rregull, shkoi në dhomën e gjumit  që të priste lumturimin e së nesërmes…
Selfo Likellari nuk  festonte diltindje si bota. Nuk mbante mend asnjë festë ditlindje, kjo e 80-ta do ishte e para dhe e fundit festë. Ai këtë radhë do ishte kudo thjesht me fantazinë e vet. Në system e fshehu ditlindjen që shpesh u kujtonte të tjerëve se “Ka lindur Selfo Likellari” dhe me foton e vet të kompozuar do linte gojehapur të gjithë ndjekësit e vet dhe  si shigjeta do vinin “pickimet” pëlqyese  në qelq aq sa Selfua do bëhej prap po aq i ri sa ishte shekullin e kaluar…
Fjeti  i qetë dhe  tërë natën  në ëndrra vërdallosej  Selfia e Selfos.  Ishte një gurkilomtetrik për të dhe mezi priste të zbardhte dita dhe të shihte vërsuljen  e miqve në llogarinë e vet si breshër kokërrmadh.Kur u zgjua nuk u ngut të shkonte në kompjuter. Thjesht bëri një kafe vetë dhe po shikonte televizor. Priste që në lajmet e mbrëmjes   ai të ishtë një lajm interesant me atë që kishte  arritur të postonte si Selfien e Miliontë të Selfo Likellarit(SMSL). Një mendje i that ta hapte vonë Librin e Fytyrave, duke u lënë kohë ndjekësve të komentonin dhe “pickonin” faqen e tej në kompaninë Meta. Vetja i dukej i pavdekshëm dhe kjo ishte kënqasia më e madhe. “Edhe po të vdes sot, unë prap nuk vdes” qeshi me vete. Ndërkohë shërbëtorja kishte bërë gati mëngjezin dhe ai po lëvizte ngadalë tek dhoma e ngrënies. Për herë të parë i shkoi në mendje ta ftonte të hante mëngjezin e vonë me shërbëtoren. Ajo nuk e besoi ftesën.  “Po unë nuk ha mëgjez Zoti Selfo”- i tha ajo. “Ska gjë. Ulu dhe më bëj shoqëri”- I tha ai që Vetminë e kishte si mbretërinë e vet të boshtë. Duke shijuar gatesat e shërbetores Selfo i tha: “A e di se ç’ditë është sot?” Ajo  heshti duke e parë në sy. “Kjo nuk di gjë” sikur foli me vete Selfo dhe pastaj i rrëfeu sekretin e asaj dite. “Sot  unë mbush 80 vjet. Nuk e festoj se jam kunder ditlindjeve…Por kam bërë diçka që Bota do mbetet gojëhapur…” Shërbëtorja mbeti e habitur. “Edhe 100 zoti Slefo…Po ç’është kjo që ke bërë zotërote?…” pyeti ajo  tërë kureshtje.
Ai vendosi t’i  rrëfente asaj si njeriu fizik dhe i vërtetë që do shihte kulmin e Slefos. E solli në tavolinë kompjuterin portativ dhe e hapi llogarinë e  vet tërë qejf. I  tha se kishte botuar një lloj foto që nuk e kishte bërë askush dhe se do shënonte një stuhi reagimesh. Fotua e Slefo Likellarit sikur pushtoi dhomën  në mënyrë magjike.Shërbëtorja shihte tërë habi. “Kjo është Selfia ime e një Miliontë… A kupton?!. Një million fotot e mia janë kudo në botë…Ja u kam kaluar të gjithë udhëheqsve shqiptarë, konkuroj me ata të Amerikës…”  “Sa mirë Zoti Selfo…Sa mirë. Lum si ti zotrote…” Edhe ajo mbeti e habitur nga kompozimi i fotos ku Selfo 80 vjeçar mbante në duar Slefon Bebe…. Ishte një lloj marramendje kur e shikoje. Kishte mesazh përbashkues të dy shkujve dhe  80 vitet e Selfos ishin si një 8 sekondsh…. Ai mezi priste të shihte numurin infinit të pëlqimeve-pickim, por asnjë. Zero. U zbeh. Ndjeu një lloj therje xhelozie që askush nuk e kishte pëlqyer. Si ishte e mundur!?Asnjë i  vetëm? Ai kurrë në postimet e veta nuk kishte mbetur pa 500-1000 pleqime dhe qindra komente nga më të ndryshmet. Sot do të ishte ditë-bombë në këtë drejtim. Si ishte  mundur? Kush ishte arsye që 4999 miqtë  kishin injoruar një Jubile të Selfo Likellarit?.. U ndje bosh. Sikur u zverdh. Fuqitë sikur e lanë dhe si në mjegull “pickoi” me miun e vet  një pëlqim.Vetëm një like për Slefo Likellarin. E tija vetëm si ajo qarja e parë 80 vite më parë që ishte harruar. U tremb nga ajo lloj braktisje e beftë nga të gjithë miqtë pa të cilët jeta I dukje kot. Një përjetim i dhimbshëm emocional sikur e ligështoi, ja preu forcat, të qeshurën  dhe shpresën e madhe të asaj dite. Kujtoi se  ishte koha të ikte. Shërbëtorja u tremb. Ai nuk po reagonte. “Zoti Selfo, Zoti Selfo…” Ai kishte mbetur si i ngrirë. E trembur ajo nuk dinte se ç’të bënte. Aq vite shërbimi ai kurrë nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë dobësie në shëndet. I vuri dorën në sup si për ta zgjuar, por ai ishte i ngrirë… Në ballë ju shfaqën ca bulëza djerse ndërsa sytë vërtiteshin mbi qelqin e ekranit. “Qyqja, po më vdes në  dorë Zoti Selfo…” tha dhe shpejt e shpejt  morri në telefon ambulancën që erdhi pa vonesë…
Selfo Likellari ishte diansotikuar me një parainfarkt kardiak. Falë ndërhyrjes në kohë ai shpëtoi…Gati një javë ai shënoi “mungesën e parë” në Librin e Fytyrave. Një mik  i hershëm që e kishte ndjekur gjithë kohën e telefonoi. Ju bë qejfi. Selfo nuk e bëri veten, por i tha se  “Punë moshe”, pastaj e pyeti se si ju duk fotua e fundit. “Nuk kam parë gjë, Selfo…Nuk ke pastime  të reja nga dita që ke dalë duke zjerë raki… Pastaj edhe të mira të të pyes si je”. Nuk e zgjati dhe mbylli telefonin.
Kur mori veten ai me frikë hapi llogarinë e vet. Asnjë koment përsëri. Asnjë plëqim. As miku i 5 mijtë nuk ishtë shfaqur kund.  Selfo kishte gabuar. Në rregullimet e fundit ai kishte shënuar që postimi të ishte “Vetëm për vete”. Pra fotua e famshme nuk ishte shfaqur kurrë në internet, por postuar vetëm për autorin… “Idjot,  i tha vetes… T’u deshën 80 vjet për të kuptuar se së pari jeton për vete pastaj për të tjerët…”
Selfo Likellari  i gëzuar që i shpëtoi vdekjes, mbylli përfundimisht llogarinë e vet në Librin e Fytyrave…Dy-tre miq  e telefonuan. Ai nuk u pergjigj. “Do t’i telefonoj më vonë, kur të dua unë”  tha dhe ktheu kokën nga etazherët e librave.

Neutrale August 13, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
2 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
3 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
4 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
4 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
5 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?