Plazhi i Golemit, ora 24:00 e natës, banditët me uniformë, u lëshuan në rërë dhe liruan ambientet publike… nga çadrat e pushuesve.
E turpshme, kur mendon se privatët kanë rrëmbyer hapësira për 200 çadra secili.
Shtet bandit, që mbahet nga banditë…
Kështu shkruan një intelektuale e njohur duke përcjellë shqetësimin qytetar.
Ja postimi i plotë:
“Në orën 12 të natës, banditët me uniformë u lëshuan në rërë dhe liruan ambjentet publike… nga çadrat e pushuesve.
Natyrisht privatët që kanë vënë nga 200 çadra secili dhe që iu zihen vetëm 10 të tilla, kanë menduar ta zgjidhin kështu hallin e tyre dhe pushteti që iu ka marrë lekët iu vjen në ndihmë. Do ishte mirë që këtë zell ta tregonin në heqjen e plehrave, por ato nuk ia vrasin syrin horrave.
Shtet bandit që mbahet në këmbë nga njerëz banditë”.


