Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Havzi Nela,Vilson Bloshmi dhe të githë ata që ranë për fjalën e lirë janë shenjtorë të letrave tona.
Berisha e bëri përcaktimin në kujtim të 34 vjetorit të ekzekutimit të varjes në litar të poetit Havzi Nela, ku një nga firmëtarët e këtij urdhri ishte Kristaq Rama.
“Kisha katolike ka dhënë një shembull të shkëlqyer dhe i ka bërë një shërbim të madh kombit, pasi me anë të një procesi shumë serioz arriti të faktojë martirët e saj para selisë së shenjtë. Dhe ne këtu përjetuam një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë tonë kombëtare, vizitën e Papa Françeskut dhe më pas lumnimin e 40 shenjtorëve të mendimit, besimit tek Zoti. Për kulturën tonë e cila është s’bashku me gjuhën filli më kryesor i identiteti tonë, qenies tonë si shqiptar, Havzi Nela, Vilson Blloshmi dhe të gjithë ata të cilët u sakrifikuan për të vërtetën e krijimit të tyre, nuk e pranuan zhdanovizmin si një rrymë e përçudnimit të kulturës në letra.
Ata janë shenjtorë të kulturës dhe letrave tona. Ndaj me vetëdije të plotë se kemi bërë pak për ti vendosur ata në piedestalin ku e meritojnë le ti nderojmë sot Havzi Nelën, me zotimin se do të bëjmë gjithçka që ata të marrin vendin e merituar në kulturën, letrat shqiptare, si heronj dhe martisë të fjalës së lirë”, u shpreh Berisha.

