NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
    4 hours ago
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    3 days ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Albano Zhapaj: Studentët tanë arsimohen për të emigruar
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti Begaj priti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman: Mirënjohje për qëndrimin e Kroacisë në mbështetje të Kosovës
Kryesore
Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
Kryesore Politikë
Bardh Spahia/ Vuçiç kërcënon, Rama miraton!
Të tjera
Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
Kryesore
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Albano Zhapaj: Studentët tanë arsimohen për të emigruar

Neutrale
Last updated: 2022/08/10 at 6:57 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Eksperti i arsimit Albano Zhapaj, ish-këshilltar në Ministrinë e Arsimit, në një intervistë për MCN deklaroi se studentët shqiptarë po e përdorin arsimin e lartë si trampolinë për të emigruar.

Eksperti i arsimit Albano Zhapaj, ish-këshilltar në Ministrinë e Arsimit deklaroi se studentët shqiptarë po e përdorin arsimin e lartë si trampolinë për të emigruar. Zhapaj ngriti dyshime edhe sa i përket caktimit të 17 tetorit si datë për fillimin e vitit të ri akademik, që sipas tij mund të jetë vendosur për ndarjen e “tortës”, ku të përfitojnë fillimisht universitetet private.

Lidhur me datën, Zhapaj u shpreh:

Sivjet është shumë i vonuar, në vitet e tjera në 1 tetor, maksimumi 3 tetor fillonte viti i ri akademik. Nuk e di me çfarë justifikimi dhe argumentimi! Në vitin 2012, 48 mijë studentë kanë filluar shkollën në 1 tetor, tani kemi 21 mijë maturantë! A duan t’i lodhën, a duan të ikin?! Ka diçka që luhet mbrapa fasadave. Rrjeti që merret me shpërndarjen e studentëve është një agjensi shumë e dyshimte ajo. Kur është konstatuar edhe nga KLSH, atëherë çfarë presim ne sot. Ne presim të kalojë pak kohë që universitetet private të ndajnë atë plaçkë, studentët shqiptarë. Shikoj dritë-hije jo të qarta”.

Zhapaj tha se Shqipëria po përgatit një elitë studentësh për t’i dërguar jashtë vendit, pasi ata kanë humbur shpresën mbi perspektivën në vendin tonë.

Në një vend ku ka zhvillim, të rinjtë shkojnë në degët që shkojnë në funksion të zhvillimit. Disa vjet më parë unë kam deklaruar se tashmë janë të rinjtë që emigrojnë në mënyrë inteligjente, ose përmes aplikimit për studime, ku pas përfundimit të studimeve e kanë të lehtë të aplikojnë për viza pune dhe leje qëndrime. Diploma e inxhinierisë dhe IT në kontekstin e sotëm është shumë e kërkuar nga shumë kompani, sepse jemi në epokën e teknologjisë. Të gjitha këto kërkesa kanë në thelb jo punësimin në Shqipëri, por duan të bëjnë një shkollë dhe pastaj të bëjnë masterin jashtë shtetit, ose të fillojnë punë. Ne po përgatitim një elitë studentësh për t’i çuar jashtë. Dega e Infermierisë është e mbingopur, e mbingarkuar edhe këtë vit, sepse Gjermania dhe vendet nordike kërkojnë mjekë. Unë kam dyshimet e mia që drejtori i Rrjetit Akademik shqiptar thotë të vërtetën. Madje kam dyshime që edhe ministrja e Arsimit, ose po e gënjejnë, burokratët e vjetër e manipulojnë procesin sa të ndajnë tortën e studentëve. Largimet nga vendi të të rinjve nuk lidhen direkt me cilësinë e arsimit. Arsimi po përdoret si trampolinë për të emigruar. Emigrojnë me një diplomë në xhep. Është një trampolinë universiteti këtu, jo një lokomotivë. Fakti që ky emigrim është kaq masiv është edhe humbja e shpresës. Studentët, apo të rinjtë dhe të rejat nuk e shikojnë veten të punësuar. Shikojnë si punësohen shokët e tyre më të dobët, ata që në fund të shtatorit duhet të japin provime shtesë, punojnë në administratën publike”.

Zhapaj u shpreh se duke përjashtuar një 10 për qindsh, pjesa dërrmuese e universiteteve private janë jashtë kontrollit dhe nuk kanë sistem për matjen cilësisë.

Universitetet private s’kanë një sistem për kontrollin e cilësisë. Agjencia që kemi ne merret me formën, kërkon në formë shkresore. Nuk kemi sondazhe siç kemi parë njëherë e një kohë. Edhe universitetet publike lënë për të dëshiruar, por kanë disa mekanizma. Ndërsa në universitet private, hiq një 10 për qindsh që janë brenda normave, universitetet e tjera janë jashtë kontrollit s ai përket mësimdhënies dhe cilësisë. Për mua universiteti privat është jashtë kontrollit. Sa i përket çmimeve, jam i bindur që pjesa dërrmuese të familjeve shqiptare s’ua mban xhepi të studiojnë në universitete private, por për të mos i lënë fëmijët të rrinë rrugët ose të ikin jashtë shtetit, detyrohen të marrin edhe kredira. Kjo qeveri s’ka bërë asgjë të mirë të arsimit”.

Mcntv.al

TAGGED: Lajme
Neutrale August 10, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti Begaj priti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman: Mirënjohje për qëndrimin e Kroacisë në mbështetje të Kosovës
3 hours ago
Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
4 hours ago
Bardh Spahia/ Vuçiç kërcënon, Rama miraton!
5 hours ago
Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
1 day ago
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
2 days ago

Presidenti Begaj priti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman: Mirënjohje për qëndrimin e Kroacisë në mbështetje të Kosovës

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

Bardh Spahia/ Vuçiç kërcënon, Rama miraton!

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?