NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    2 days ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    2 days ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha: Të ulet taksa e naftës, të subvencionohet transporti udhëtarëve !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha: Të ulet taksa e naftës, të subvencionohet transporti udhëtarëve !

Neutrale
Last updated: 2022/08/08 at 5:14 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Këto ka patur kërkesa primare konferenca e shtypit e kreut të PD-së, Sali Berisha.

Po e përcjellim të plotë:

Partia Demokratike kërkon:

1- Të subvencionohen plotësisht biletat e transportit urban dhe interurban në Shqipëri dhe,
2- të ulet nga 1,1€ në 0,5€ taksa mbi litrin e naftës.

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA

Në kushtet e përkeqësimit të shpejtë të kushteve ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë për shkak:

Së pari të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës;

Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjeve dhe shpërdorimit të tyrë masiv.
Siç është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit, tashmë të cilësuar e tillë, te djegësat e Fierit dhe të Tiranës, siç është rasti i ligjit të parlamentit për të financuar me qindra milionë euro klientelën e Edi Ramës, me të cilët ndan paratë;
Siç është rasti i prokurimeve, siç është ai i Korridorit Blu apo “korridorit të hajnisë”.

Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, po rrënojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme, për fat të keq, është dhe sektori, ndër më kryesorët e ekonomisë së vendit, turizmi.

Në këto rrethana emergjente, Partia Demokratike kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe inter-urban në territorin e Shqipërisë.
Ky propozim i Partisë Demokratike nuk është i pabazuar, përkundrazi është i bazuar në një praktikë, të cilën kanë vendosur një seri vendesh evropiane.

Ju rikujtoj këtu se sot, në Republikën Federale të Gjermanisë, me një biletë mujore prej 9 eurosh lëviz me të gjitha mjetet që qarkullojnë në këtë vend dhe në të gjithë territorin e saj.

Vende të tjera si Spanja, Portugalia dhe një seri vendesh kanë shndërruar transportin publik falas.
Së dyti, Partia Demokratike kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksës së naftës, e cila në Shqipëri, me vlerën 1.1 euro është më e larta në botë, dhe është shndërruar në një faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse.

Përgjysmimi i ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës, domethënë ulja e saj nga 1.1 në 0.5 euro do të shoqërohej me një ulje korresponduese po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës.

Për ata që mendojnë se arka do boshatiset, ju them se nuk është e vërtetë! Mjafton që qeveria të zhdoganojë rreth 250 mijë ton naftë që kalojnë jashtë sistemit doganor në Shqipëri. Këtu duhet të jemi shumë të qartë se nuk ka, nuk ka asnjë lloj mundësie për naftë kontrabande në këtë vend, përveçse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë.

Ndaj dhe kërkoj edhe njëherë përgjysmimin me urgjencë të taksimit për litër nafte, i cili në Shqipëri është më i larti në botë.

Natyrisht unë jam i vetëdijshëm se Edi Rama, me arrogancën e tij dhe vesin e tmerrshëm të vjedhjes dhe pasurimit, duke vjedhur fonde dhe pasuritë publike, nuk merr dhe nuk do marrë parasysh këto kërkesa.

Por unë e garantoj se qytetarët shqiptarë në revoltën e tyre të ardhshme do të vendosin për këto kërkesa, dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së Partisë Demokratike, siç është indeksimi i çmimeve dhe masa të tjera shumë të rëndësishme.

TAGGED: Lajme
Neutrale August 8, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
19 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
2 days ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
2 days ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
2 days ago

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?