Mbas shumë muajsh, për herë të parë, nafta ulet në tregjet ndërkombëtare në gati 90 dollarë për fuçi.
Mirëpo kjo sjell pak ose aspak efekte në tregun shqiptar.
Pikërisht, mbas vendimit të Bordit të Transparencës, për të ulur çmimin e naftës me 1 lekë, ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Ai shkruan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme se nafta në Malin e Zi shitet 25% më lirë sesa në vendin tonë.
Këtë shënim ai e shoqëron me fotografi të një tabele çmimesh në vendin fqinj.
Ja postimi:
Ky ishte sot çmimi i naftës në Malin e Zi, 25% më i lirë se në Shqipëri.
Qeveria me borde vjedh qytetarët! sb

