Shtatë të rritur dhe tre fëmijë, anëtarë të së njëjtës familje, humbën jetën nga zjarri që ra në shtëpinë e tyre, në zonën e Nescopeck të Pensilvanisë .
Lojë tragjike e fatit është se një prej zjarrfikësve që ka shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin, ka mbetur i shtangur kur ka kuptuar se shtëpia i përkiste familjes së tij.
Zjarrfikësi Harold Baker tha për gazetën “The Citizens’ Voice” se viktimat përfshinin djalin e tij, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipër e mbesa (5, 6 dhe 7 vjeç) dhe dy të afërm të tjerë. Zjarri shpërtheu rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe u përhap me shpejtësi.
Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë përpara se të shihnin flakët të dilnin nga shtëpia.
Zjarrfikësi Baker tha se gjithsej 14 persona jetonin në shtëpi. Njëri ka munguar për shkak të punës, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen në kohë. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar.

