Ish deputeti demokrat Gerti Bogdani ka reaguar ashpër në një status në “Facebook”, në lidhje me disa punime në Kopshtin Zoologjik të Tiranës.
Bashkia e Tiranës, 6 milionë euro të zhdukura… në disa punime që Bogdani i shoqëron me foto që me të vërtetë të duken çmenduri.
Ja postimi i plotë i tij:
6 milionë euro për këtë?!
Ky standart i ka kushtuar banorëve të Tiranës 6 Milionë Euro!!! Nëse vërtetë Veliaj mendon që këto lloj punimesh kanë kushtuar 6 Milionë Euro, atëherë ai ka një problem të qartë jo vetëm me standartin e punimeve, por sidomos me transparencën e shpenzimit të fondeve publike!
“Do të kemi vendosur një standard edhe në Ballkan se çfarë do të thotë të punosh me cilësi, me estetikë, me kujdes, ndaj gjësë së gjallë, si ndaj njerëzve, si ndaj kafshëve.” – u shpreh Erion Veliaj, gjatë fushatës elektorale dhe inspektimit të punimeve në Kopeshtin Zoologjik.
Ndërkohë, fotot më poshtë tregojnë realitetin e cilësisë, standartit dhe estetikës së punëve të Bashkisë!!! Pa folur për luanin e ngordhur, ujkun vegjetarian, lopët e delet apo për mungesën totale të gjelbërimit!
Nëse ky krenohet me këtë standart, ky vërtetë qe i ka humbur kryeqytetit 7 vjet kohë!
Dhe jo vetëm kaq, i ka humbur edhe plot 6 Milionë Euro me këtë projekt!
#BashkiaQeDuam apo #BashkiaQeNukDuam
#BashkiaTirane #TiranaMeritonMeShume





