Ish presidenti Ilir Meta ju bashkua protestës qytetare e iniciuar si një reagim popullor mbas tragjedisë së Himarës, ku u vra vajza 7 vjeçare, nga një oficer policie.
Meta midis të tjerash tha:
” Përgjegjësia është e Ramës, dorëheqja më së pari…
Zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Qytetaret duhet të shumëfishojnë vrullin, intensitetin e protestës. Të vrasin frikën dhe të triumfojë liria”

