NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    2 days ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faturat e energjisë mund të rriten më shumë nga sa pritej gjatë dimrit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
Kryesore
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faturat e energjisë mund të rriten më shumë nga sa pritej gjatë dimrit

Neutrale
Last updated: 2022/08/04 at 8:19 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Faturat mesatare të energjisë për konsumatorët familjarë mund të arrijnë më shumë se 3,600 paund në vit këtë dimër, sipas një parashikimi të ri.

Consultancy Cornwall Insight tha se fatura mesatare për gazin dhe energjinë elektrike në Angli, Uells dhe Skoci mund të arrijë në 3,615 paund në vitin e ardhshëm – disa qindra paund më shumë sesa parashikimet e mëparshme.

Qeveria ka njoftuar një paketë masash për të ndihmuar familjet për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Megjithatë, ka pasur thirrje për më shumë mbështetje për konsumatorët familjarë.

Fatura mesatare e energjisë ishte 1,400 paund në vit në tetorin e vitit 2021. Rritja e fundit e tavanit të çmimit të energjisë, në prill të vitit 2022, bëri që fatura mesatare të shkojë në rreth 2,000 paund.

Kufiri ose “tavani” i çmimit, i cili është shuma maksimale që furnitorët mund të faturojnë klientët për përdorimin mesatar të energjisë në Angli, Skoci dhe Uells, pritet të rritet përsëri në muajin tetor.

Cornwall Insight tha për BBC se konsumatori mesatar në Britani me shumë mundësi do të duhet të paguajë 3,358 paund në vit duke filluar nga muaji tetor, e më pas 3,615 paund në vit që nga janari.

Kjo shifër është shumë më e lartë sesa parashikimet e mëparshme.

Shenja të pakta për ulje të mundshme të faturave

Dr. Craig Lowrey, konsulent kryesor në Cornwall Insight, tha se rritja e çmimeve të gazit me shumicë dhe shqetësimet për reduktimet e furnizimeve nga Rusia janë shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje. Ai paralajmëroi se
ndihma e shpallur e qeverisë nuk do të zgjidhë përfundimisht problemin.

“Megjithatë, teksa rritja e parashikimeve për tetorin dhe janarin mbetet një shqetësim i madh, nuk është thjesht niveli i rritjeve, por edhe kohëzgjatja e tyre, që i bën këto parashikime të reja kaq të rënda për perspektivën ekonomike,” tha ai.

“Duke pasur parasysh nivelin aktual të çmimit të shitjes me shumicë, ky nivel i faturave të energjisë për konsumatorët familjarë ka pak gjasa që të ulet përpara vitit 2024.

Në maj, agjencia rregullatore e energjisë Ofgem tha se familja normale do të ketë një rritje prej 800 paund në tetor, e cila do ta çojë faturën totale në 2,800 paund në vit.

Megjithatë, më pas, agjencia pranoi se “çmimet duket se do të jenë më të larta sesa vlerësimet tona”.

Muajin e kaluar, BFY, një kompani konsulence në fushën e menaxhimit, parashikoi se faturat mesatare të energjisë mund të arrijë deri në 3,850 paund në vit që nga muaji janar.

Tavani i çmimit të energjisë vendos një kufi për shumën që mund të paguhet për çdo njësi të energjisë. Ai bazohet te çmimi që furnitorët e energjisë i paguajnë prodhuesve për energjinë elektrike dhe gazin.

Ky çmim është rritur ndjeshëm, kryesisht si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila ka reduktuar furnizimet nga Rusia.

Shumë familje po përballen tashmë me kosto të larta, pasi inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar – norma me të cilën po rriten çmimet – ka arritur nivelin më të lartë në 40 vjet.

Javën e kaluar, eksperti i financave personale, Martin Lewis, tha se njerëzit do të jenë “në panik” për shkak të faturave të tyre të energjisë, si dhe paralajmëroi se rritja e faturave këtë dimër do të sjellë një situatë “dëshpëruese”.

“Kjo rritje do të bëjë që shumë familje të jenë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë financiare,” tha ai për BBC.

Z. Lewis tha se duhet bërë më shumë për të ndihmuar familjet më të varfra.

Ndihma prej 400 paund

Një zëdhënës nga Departamenti për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale tha: “Megjithëse asnjë qeveri nuk mund të kontrollojë çmimet globale të gazit, ne po ofrojmë 37 miliardë paund ndihmë për familjet, duke përfshirë një zbritje prej 400 paund në faturat e energjisë dhe 1,200 paund mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet më vulnerabël, për të ndihmuar në përballimin e kostove të jetesës.”

Javën e kaluar, qeveria shpjegoi mënyrën se si familjet në Angli, në Skoci dhe në Uells do të marrin shumën prej 400 paund, e cila do t’i ndihmojë ato për të përballuar rritjen e faturave të energjisë këtë vjeshtë. Paratë do të paguhen në gjashtë këste.

Kjo zbritje në faturat e energjisë është pjesë e një pakete më të gjerë masash për të përballuar rritjen e çmimeve.

Masat e tjera përfshijnë një pagesë prej 650 paund për më shumë se tetë milionë familje me të ardhura të ulëta.

Kësti i parë i pagesave për ata që do të përfitojnë nga këto ndihma ka nisur të ofrohet që nga 14 korriku./ BBC

TAGGED: Lajme
Neutrale August 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
4 hours ago
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
23 hours ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
1 day ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
1 day ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
2 days ago

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?