Humbja e jetës, dhe sidomos e një fëmije, është trishtim dhe dhimbje e pashërueshme për prindin. Fatkeqsia, qëndron kur ngjarja përsëritet dhe nuk reflektohet nga gabimi!
Është një tragjedi, që pasqyron shtetin e të fortit, të zyrtarit gango, që abuzon me pushtetin. Kjo ngjarje tregon se sa e pasigurt është jeta në Shqipëri.
Problemi nuk qëndron vetëm tek personi, që sot, ndodhet pas hekurave por tek ata që e kanë emëruar në detyrë.
Kur shteti drejtohet nga banditë, këto ngjarje do të vazhdojnë të ndodhin. Për sa kohë që emërimet, kryhen mbi bazën e shërbimit për partinë dhe jo metitës së detyrës ndaj shtetit, këto ngjarje do të ripërsëriten.
Mos t’ju bëjë çudi kur prokuroria ta shpallë “gabim teknik” ose “pakujdesi” dhe vrasësi të marrë një dënim minimal sepse shteti i korruptuar, i mbron të fortët. Jo, tani duhet reaguar dhe vepruar, në mënyrë që institucionet, të tregojnë përgjegjshmëri dhe ky vend ti kthehet normalitetit.


