Një krim makabër ndodhi ditën e djeshme në Zakynthos të Greqisë, ku bashkëshorti masakroi me thikë bashkëshorten 40-vjeçare.
Mediat greke kanë publikuar emrin dhe foton e viktimës, teksa shkruajnë se varrimi do të bëhet me 5 gusht në Shqipëri.
Lonora Serina është gruaja e pambrojtur që u dhunua barbarisht dhe më pas u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj 51-vjeçar. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, ndërsa autori para autoriteteve greke ka thënë “e vrava se më mashtroi”.
Gruaja e kishte denoncuar burrin oër dhunë në fmailje, ndërsa 30 minuta pas denoncimit ai ka shkuar në banesë dhe e ka vrarë.

