Sipas të dhënave të Organizatës Turistike, në rivierën e Ulqinit po qëndrojnë 36.994 mysafirë ose rreth 23 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan ul-info.com
Në këtë kontribuon sigurisht edhe fakti që është përmirësuar regjistrimi i mysafirëve në akomodimin privat, gjegjësishtë sot janë regjistruar 29.250.
Një vizitë të mirë shënuan edhe hotelet, ku pushojnë 6.700, ndërsa në kampe dhe rizorte janë regjistruar 1.044 turistë.
Pjesa tjetër e vizitorëve bujtin në shtëpi private

