Ngjarja e hidhur ka ndodhur në Vlorë.
Një shtetase 54-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë sot, në Vlorë.
Paraprakisht dyshohet se ka pësuar e infarkt.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

