Është denoncuar e zhdukur një grua, ditën e djeshme në policinë e kryeqytetit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka bërë kallëzim shtetasi K. D., 34 vjeç, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më tezja e tij, M.A., 54 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Po punohet për gjetjen e saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, shtuan të njëjtat burime.

