NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Hundën Ramës ja theu një burrë, ishin bashkë në një dhomë! Krim pasioni
    18 hours ago
    Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
    2 days ago
    Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
    3 days ago
    Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kim Mehmeti/ Shqiptarët e Maqedonisë kanë vetëm dy elita, atë të ‘tenderbegëve’ dhe të ‘hajdutokratëve’!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Pa u mbyllur vera/ Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe
Të tjera
Berisha: Hundën Ramës ja theu një burrë, ishin bashkë në një dhomë! Krim pasioni
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Rezerva valutore 8 miliardë euro. Humbja e BSH nga këmbimi 24.1 miliardë lekë. Ndërkohë shqiptarët varfërohen!
Ekonomia Kryesore
Propoganda dhe “suksesi”/ Dr. Kliti Hoti jep alarmin: Prej 4 muajsh mungon ilaçi për pacientët me Policitemi…
Të tjera
Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kim Mehmeti/ Shqiptarët e Maqedonisë kanë vetëm dy elita, atë të ‘tenderbegëve’ dhe të ‘hajdutokratëve’!

Neutrale
Last updated: 2022/07/27 at 8:49 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Më lejoni pak jetërrëfim: në vitet e fillimeve të mia krijuese, pra në vitet kur – për shkak të rrethanave jetësore dhe shkollimit në gjuhët sllave – ende shkruaja kryesisht në gjuhën e atëhershme serbo-kroate dhe në atë maqedonase, disa miq dhe qarqe maqedonase, bënin çmos që të më ndihmonin të çaja rrugën drejtë afirmimit tim, ndërkaq individ dhe qarqe mediatike shqiptare, bënin çmos që të më pengonin e të dëshmonin se kishte ardhur edhe një i dyshimtë nga i cili duhej mbrojtur shqiptaria.

Nuk m’u desh shumë kohë që ta kuptoja se qarqet maqedonase e dëshironin afirmimin tim shkaku i strategjisë së tyre që ta ‘forconin’ një të vetëm për t’i eliminuar dhjetëra krijues tjerë shqiptarë, e ndërkaq, qarqet dhe individët shqiptarë, e luftonin konkurrentin e tyre dhe poltronin e ardhshëm në mua,  e që do mund t’i zëvendësonte ata nëpër organizatat, komisionet, këshillat, institucionet maqedonase…, aty ku dekada me radhë ata kishin mbijetuar, edhe atë duke mos qenë asgjë më shumë se sa ‘evet efendilerë’.

Pra e kuptova se qarqeve maqedonase u nevojitesha shkaku se, si shkrimtar dygjuhësorë, isha shumë i përshtatshëm për të shërbyer si pjesë e buqetës së rrejshme për barazinë ndëretnike në Maqedoni, ndërkaq për ‘intelektualët’ shqiptarë isha i rrezikshëm pse do mund të bëhesha një lëpirës më shumë në ‘sofrën’ ku ata i lëpinin ato pak eshtra që ua hidhnin qarqet maqedonase. 

Dhe ta kuptosh këtë e të vazhdosh tutje sikur nuk din e nuk sheh gjë, do të thotë se trurin e ke të cekët e xhepin të thellë dhe se nuk të pengon kur dëgjon si ta shajnë nënën shqiptare ata që brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’ edhe kur i rreh serbi edhe kur i shan greku.

Andaj, jo që të më pëlqejnë shqiptarët , por ngaqë si i tillë më pëlqente vetvetja dhe, jo si qëndrim ndaj popullit dhe gjuhës maqedonase, por ndaj elitave antishqiptare të këtij populli, në vitin 2001, publikisht e thash se nuk do botoj më në maqedonisht përderisa nuk zyrtarizohet gjuha ime amtare ( që sipas meje nuk është zyrtarizuar as sot e kësaj dite, ngaqë ajo nuk përmendet askund në Kushtetutën e këtij shtetit) dhe u tërhoqa nga gjitha shoqatat e organizatat maqedonase, duke mos pranuar të jem anëtarë i asnjë jurie, këshilli….., me çka mbeta ky që jam – vetvetja, më i pakti nga të gjitha ‘pakicat’ tjera që jetojnë në Maqedoni. 

Në ndërkohë kurrë nuk e kuptova si mund të jesh Akademik i Akademisë që publikon Enciklopedinë që e ofendon popullin tënd, ku drejtuesit e saj të sojit të ‘katicave e maticave’, nga njëqind herë në ditë publikisht tregojnë sa nuk të duan e sa të urrejnë, nuk e kuptova pra si mund të jesh anëtarë jurish e shoqatash, mes atyre që thonë se gjuha maqedonase është vetëm e tyrja dhe s’kemi pse merremi me të edhe ne shqiptarët, në ndërkohë, duke harruar se Maqedonia është edhe e shqiptarëve dhe se shkaku i shovinizmit maqedonas gjuhës shqipe as që i përmendet emri në Kushtetutë, por quhet ‘gjuha e 20 për qindëshit’.

Shkurt e shqip: u plaka por ende nuk e kam të qartë si është e mundur që alamet artistë, profesorë, shkencëtarë e intelektualë të këtushëm shqiptarë, të mos e kenë kuptuar se nga gjitha elitat e mirëfillta, ne shqiptarët e Maqedonisë kemi vetëm atë të ‘tenderbegëve’ dhe ‘hajdutokratëve’. Pra si mund të shtiremi se nuk e dimë që ne shqiptarët e anëtarësuar nëpër shoqatat dhe organizatat e ndryshme artistike, shkencore, kulturore… shërbejmë vetëm si mbulesë që pjestarët e elitës së ‘tenderbegëve’ dhe ‘hajdutokratëve’, të papenguar t’i realizojnë përfitimet e veta personale. 

Dhe tani shtrohet pyetja si duhet vepruar tutje? Ka dy mundësi: ose ta mbrojmë dinjitetin tonë duke u ndarë nga ato të përbashkëtat ku nuk na duan, pra të themelojmë Akademinë dhe organizatat tona tjera shqiptare, ose të veprojmë si ‘tenderbegët’ dhe ‘hajdutokratët’ tanë’:  aty ku jemi të anëtarësuar, çdo gjë ta matim nëpërmjet asaj sa na e mbushin xhepin.  Sepse kështu, kur ne nga dhjetëra herë në ditë betohemi sa e duam këtë shtet, e kur shumë pjesëtarë të elitave maqedonase, nga qindra herë në ditë tregojnë sa nuk duan shtet të përbashkët me shqiptarët, është perverse dhe idiotizëm të besosh se mund të kemi çka do qoftë të përbashkët e ku ne do u pëlqejmë atyre të atillë siç na pëlqen vetvetja.

Neutrale July 27, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Pa u mbyllur vera/ Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe
2 hours ago
Berisha: Hundën Ramës ja theu një burrë, ishin bashkë në një dhomë! Krim pasioni
18 hours ago
Xhelal Mziu: Rezerva valutore 8 miliardë euro. Humbja e BSH nga këmbimi 24.1 miliardë lekë. Ndërkohë shqiptarët varfërohen!
1 day ago
Propoganda dhe “suksesi”/ Dr. Kliti Hoti jep alarmin: Prej 4 muajsh mungon ilaçi për pacientët me Policitemi…
1 day ago
Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
2 days ago

Pa u mbyllur vera/ Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe

Berisha: Hundën Ramës ja theu një burrë, ishin bashkë në një dhomë! Krim pasioni

Xhelal Mziu: Rezerva valutore 8 miliardë euro. Humbja e BSH nga këmbimi 24.1 miliardë lekë. Ndërkohë shqiptarët varfërohen!

Propoganda dhe “suksesi”/ Dr. Kliti Hoti jep alarmin: Prej 4 muajsh mungon ilaçi për pacientët me Policitemi…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?