Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, nga takimi dyditor që po mban me kryebashkiakët në Pogradec, debatoi me Safet Gjicin e Kukësit dhe Pjerin Ndreun e Lezhës.
Gjici kundërshtoi projektin e ndërtimit të Urës së Madhe në Kukës, sepse e linte qytetin si një xhep dhe e shkëpuste nga rruga nacionale.
Ndërsa Ndreu shfaqi rezerva për mungesën e investimeve në Shëngjin.
Rama tha se si në Kukës, ashtu dhe në Shëngjin, po bëhen dy nga projektet më të mëdha aktualisht.
Përgjigja e Ramës:
“Ti dhe Safeti jeni njerëz interesantë, ndaj jeni dhe më të sukseshmit, njëri thotë që Kukësi do mbetet xhep fallso nga Ura e Madhe, tjetri thotë që Shëngjini do të mbetet i fundit. Kur këtu po bëhet dy nga projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha aktualisht në Shqipëri.
Shëngjini ndërkohë po lidhet me Velipojën, dhe me Malin e Zi, rruga Shëngjin Velipojë, që ka 30 vite që është ëndërr, e kishte zotëria dhe premtim elektoral, që do e bëja unë, dhe po e bëjmë bashkë. Do të jetë realitet. Ura e Kukësit po bëhet, ndërkohë që kur futeshe në Kukës futeshe fshehtas. Në Kukës dhe në Vlorë hyje fshehtas, të kapte frika se çfarë do të ndodhte, dhe më pas dilte qyteti. Të gjitha qytetet xhep janë, ka xhep plotë, ka dhe xhep fallso. Faktikisht këto vepra rrisin ekonominë, qytetet duhet të mendojnë për të rritur atraktivitetin. Ky është muhabet pa lidhje, nuk ke se çfarë i sqaron”- u shpreh Rama,

