Një makinë tip Smart është djegur plotësisht midis mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10, mbas mesnate
Policia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbulimin e kapjen e autorëve.
Makina tip “Smart” është në pronësi të shtetases me iniciale L.Z., 34 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.07.2022, rreth orës 01:30, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Smart” në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë, i parkuar në afërsi të banesës së saj. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

