Gjeneral-majori Seyed Majid Hademi, komandanti i Organizatës së Inteligjencës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike IRGC të Iranit, është vrarë në një sulm amerikano-izraelit.
Trupat e Gardës Revolucionare pranuan vrasjen e Hademit dhe dolën me një deklaratë ku theksohet: “Kreu i fuqishëm dhe i trajnuar mirë i Organizatës së Inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike ra dëshmor në një sulm nga armiku amerikano-zionist”.



