Bordi i Transparencës ka vendosur të premten rritjen e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të saj. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 nuk duhet të kalojë 224 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë përcaktohet në 212 lekë/litër. Ky nivel pason uljen e akcizës me 20% dhe një ulje të TVSH-së me 9.5 lek/litër.
Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës së standardit SSH EN është vendosur 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë 169 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, datë 3 prill, ora 20:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e radhës.
Mblidhet Bordi…Tjetër rritje çmimi për naftën (Ja sa shkon litri…)

Leave a comment Leave a comment


