Debati për Reformën Territoriale tashmë ka filluar!
Debati i djeshëm me përfaqësues të bashkive, qarqeve, studjuesve dhe grupeve të interest ishte i pari në axhendën e opozitës për tu njohur me opinionin qytetar. Kjo si obligim qytetar por edhe kushtetues!
Ndërkohë një anketë me pyetje për qytetarët i paraprin këtij takimi … Të cilën mund ta plotësoni edhe ju në Facebook në faqen ‘Komisioni Reformës Territoriale të PD’
Bashkëngitur po ju paraqes qëndrimin tim rreth disa tezave mbi të cilat do të ngihet projektim ynë: Qeverisje Vendore sa më pranë qytetarëve!
Temat që preka janë:
Së pari, një analizë rreth vetëeverisjes vendore, demokracisë locale, decentralizimit dhe zhvillimit rajonal në këto vite pas reformës së vitit 2014,
Së dyti, reagimi ndaj kësa reforme i institucione evropiane dhe politikës zhvillimore të Kombeve të Bashkuara.
Së treti, një projekt sugjerim rreth hartës së rë të bashkive e rajoneve
Ky shtjellim nuk përfaqëson ekspertizën e plotë rreth Reformë, por është në fakt një përmbledhje idesh që do të nxitin debatin.
Duke qenë i bindur se pikepamja ime nuk përfaqëson reformën më të mirë, ju ftoj ta lexoni me durim dhe ta përmirësoni me opinionet tuaja!
________________________________________
Reforma Administrative e Territoriale + Plani i Ri i PD
Jemi mbledhur për të folur për një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë sot:
largimin e shtetit nga qytetari.
Në pikëpamjen e time për qeverisjen vendore, kjo pseudo reformë është eksperimenti më i dëmshëm, ku interesat meskine të një grupi politik vendosen mbi interesin kombëtar dhe ato të cdo qytetari.
Reforma territoriale e 2014 u kthye në një katastrofë për qeverisjen vendore, qytetarët dhe shpopullimin e vendit
Reforma e 2014 i hapi rrugën uzurpimit të qeverisjes vendore dhe manipulimit e zgjedhjeve lokale e qëndrore.
Ajo:
• nuk i shërbeu qytetarëve
• nuk forcoi pushtetin vendor
• nuk ndaloi shpopullimin
Përkundrazi… i përkeqësoi të gjitha.
A. Analiza e situatës aktuale
Sot kemi një realitet të thjeshtë:
Bashkitë janë më të mëdha në hartë…
por më të dobëta në realitet.
1. Financat dhe autonomia
Bashkitë janë më të mëdha në hartë, por më të dobëta financiarisht.
Varësia nga qeveria qendrore është ende e lartë, dhe të ardhurat vendore janë të pamjaftueshme për shërbime cilësore.
Pa para, nuk ka decentralizim të vërtetë.
• Buxheti i bashkive është i pamjaftueshëm në raport me kërkesat reale të njësive vendore, përgjegjësitë, funksionet dhe shërbimet që ato kryejnë për qytetarët.
• Buxheti paket mban të pashlyer stokun aktual të borxheve të bashkive.
• Buxheteve lokale i mungon qytetaria, debati në këshillat bashkiake, llogaridhënia, transparenca, konsultimi dhe rekomandimet e opozitës apo shoqërisë civile…
• Përtej farsës së shifrave, Transferta e Pakushtëzuar në adresë të vendorëve vazhdon të përbëjë vetëm 1% të PPB, e cila rezulton të jetë më e ulëta në Evropë.
• Me 1% të PPB, Buxheti nuk mund të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbuti varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore.
• Rritja me 13% e shpenzime të buxhetit vendor, e trumpetuar nga qeveria ka të bëjë me shtimin e barrës së taksave vendore e gjobave, si dhe rritjen e fondit të pagave, numrit të militantëve dhe shpenzimet e lluksit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.
• Ky është buxheti icineratorëve dhe PPV. Pra burimi i pagesës antiligjore të djegësve inekzistent të plehrave edhe në njësi të tjera vendore.
• Buxheti gjeneron pasiguri të jetës dhe pronës ndaj rreziqeve natyrore, sidomos të zjarreve dhe përmbytjeve, pasi Fondi Rezervë është ulur me 22.9%.
• Buxheti do të vazhdojë ta lejë Shqipërinë “turistike” edhe këtë vit
pa plotësimin e kërkesave për 24 orë ujë të pijshëm dhe pa ndërtimin e impianteve të reja të përpunimit të ujrave të ndotur në qytetet e fshatrat turistik.
• Formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar në këtë buxhet është jo transparente, jo e barabartë dhe diskriminuese veçanërisht për bashkitë veriore me buxhet të kufizuar, zonat rurale dhe gjithë fshatrat e vendit!
• Në këtë buxhet mungon financimi mjaftueshëm në subvencione dhe funksionet e transferuara si mbrojtja sociale, vaditja, kullimi, digat, rrugët rurale, dhe mbrojtja e pyjeve, të cilat janë jetike sidomos për qytetarët në zonat kodrinore,
2. Centralizimi i Shërbimeve publike
Qytetari paguan më shumë…
por merr më pak shërbime.
Në vitet që pasuan, një sërë fushash që sipas ligjit janë kompetencë ekskluzive e pushtetit vendor si
– menaxhimi i territorit,
– pronës publike,
– ujësjellës-kanalizimet,
shërbimet e mbetjeve urbane dhe financat vendore – u vendosën gjithnjë e më shumë nën kontroll të institucioneve qendrore si Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, apo agjencitë e menaxhimit të mbetjeve.
Shpenzimet e ndërmarrjeve publike 70% janë për paga militantësh dhe shpenzime lluksi
Ndaj
Shërbimet që prekin çdo ditë qytetarët – ujësjellës, kanalizime, mbetjet – nuk funksionojnë si duhet.
Humbjet në sistemet e ujësjellësit arrijnë mbi 50%.
Qytetari paguan më shumë, por merr më pak.
3. Centralizimi financiar
Të dhëna ilustruese tregojnë për thellimin e varësisë financiare të bashkive:
• Përqindja e transfertave të pakushtëzuara nga buxheti i shtetit ra nga 2.8% e PBB-së në 2015 në më pak se 1.5% në 2024.
• Mbi 70% e bashkive operojnë me buxhete deficitare.
• Në disa raste, qeveria qendrore ka bllokuar fonde për projekte vendore për arsye politike.
4. Shantazh dhe ndërhyrje në punët e bashkive nga qeveria
Baza e vendosjes në tutelën e qeverisë të bashkive është vendosja në ligj e kontrollit te njësive vendore nga qeveria!
Kështu në kundërshtim me parimin e autonomisë institucionale të parashikuar nga neni 7 i Kartës kemi:
– shkarkimin e nënpunësve të lartë vendorë,
– emërimin e personave të preferuar politikisht,
– ndikimin në vendimmarrjen administrative,
– intimidimin e stafit drejtues.
5. Shkelja e Demokracisë vendore
Vendimmarrja është larg qytetarit.
Këshillat bashkiakë shpesh nuk marrin vendime të rëndësishme, dhe qytetari nuk ndjehet pjesë e procesit.
Mungon transparenca në përdorimin e fondeve dhe investimeve.
Ne këtë mënyrë kemi korrupsion galopant!
40 % e kryebashkiakëve janë akuzuar nga prokuroria për korrupsion…!
6. Shkeljet Ligjore, të Kushtetutës dhe të Kartës Evropiane të Vetqeverisjes Vendore.
Vendosja nën kontrollin e plotë të qeverisë të aktivitetit të bashkive të Shqipërisë ka ndodhur nëpërmjet një transformimi i një pakete ligjesh, sikurse janë:
Me ndryshimet në ligjet e mësipërme Qeveria u ka rrëmbyer bashkive në mënyrë antidemokratike njësive vendore:
– Autonominë financiare dhe administrative
– Menaxhimin e pronave publike,
– Përgjegjësitë në menaxhimin e territorit dhe lejeve të ndërtimit.
– Kompetencat në shërbimet publike në ujë, pastrim duke imponuar tarifa të dyshimta apo të inkriminuara si ato për djegësit e plehrave.
– Pjesëmarrjen dhe përfitimin e njësive vendore direkt nga programet evropiane.
–
Kjo është konfiskim i pushtetit vendor
7. Shpopullimi
Kjo është pasoja më e rëndë.
Kur largohet shteti nga qytetari… largohet edhe qytetari nga vendi!
Shqipëria është një plagë e madhe sociale
Shpopullimi i frikshëm po boshatis vendin
Mbi 500 mijë të larguar!
Kjo tregon që reforma nuk ka ndaluar largimin e qytetarëve nga vendi i tyre.
________________________________________
B. KRITIKA NGA ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE
Nuk është vetëm opozita që e thotë.
E thotë Evropa.
E thotë realiteti.
________________________________________
Komisioni Evropian
Në raportet e progresit për Shqipërinë:
• Është theksuar nevoja për forcim të decentralizimit fiskal
• Evidentohet se kapacitetet administrative të bashkive mbeten të pabarabarta
• Kërkohet rritje e transparencës dhe llogaridhënies lokale
👉Një nga konstatimet kryesore:
Reforma territoriale nuk është shoqëruar me decentralizim të mjaftueshëm funksional dhe financiar
________________________________________
Këshilli i Evropës
Nëpërmjet Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale:
• Është ngritur shqetësimi për centralizimin e vendimmarrjes
• Është rekomanduar fuqizimi i njësive më të vogla
• Është theksuar rëndësia e subsidiaritetit (vendimmarrja sa më pranë qytetarit)
________________________________________
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim
• Ka evidentuar pabarazitë rajonale
• Ka rekomanduar politika më të balancuara territoriale
• Ka theksuar nevojën për rritje të kapaciteteve lokale
________________________________________
C. PLANI I REFORMËS SË RE – VIZIONI DHE MODELI
1. Deviza kryesore
“Një qeverisje sa më pranë qytetarëve.”
________________________________________
2. Platforma e PD parashikon dy nivelet e qeverisjes vendore
1. Bashki – 100 Bashki
2. Rajone – 4-6 Rajone
Niveli i pare, bashkitë
• Shqipëria duhet të ketë rreth 100 bashki asimetrike, të ndara në tre kategori:
1. 13 Bashki qendër Qarku – përparësi në:
o Shërbime publike rajonale
o Zhvillim ekonomik e industrial
o Menaxhim dhe kontrolli i territorit rajonal
o Transport publik ndër qytetës
o Ciklet turistike rajonale
o 41 kompetencat e ligjit të “Vetqeverisjes vendore”
2. 40 Bashki qendra Rrethi – përparësi në:
o Zhvillim urban
o Trashëgimi kulturore.
o Zhvillim sektorial e industrial
o Nxitja e prodhimit Agro-blektorial
o Qendra kulturore e turistike
o Si dhe 41 kompetencat e ligjit të vetqeverisjes, përveç atyre të kategorisë së pare.
o
3. 47 Bashki rurale – agro-turistike – përparësi në:
o Turizëm, bujqësi, blegtori
o Asistencë sociale
o Të gjitha kompetencat e ligjit përjashto ato të kategorive të parë dhe të dytë
Secila bashki ka kompetenca të decentralizuara, dhe këshillat bashkiakë zgjidhen nga qytetarët.
TIRANA – BASHKIA METROPOLITANE POLICENTRIKE
• bashki metropolitane policentrike
• njësi me përfaqësim real
• shërbime më pranë qytetarit
Projekti përfshin!
• Bashjia Tiranë + 5 bashki të kategorisë më të ulët: Petrelë, Dajt, Ndroq, Kashar, Paskuqan
• Bashkia qendrore: prioritet zhvillim makroekonomik, urbanizim, planifikim territori, transport dhe mbrojtje civile.
• Bashkitë e dyta do kenë të gjithë kompetencat që parashikon ligji Vetqeverisjes Vendore, pa ato më lart.
• 11 Njësitë administrative aktuale do të drejtohen me kryetarë të zgjedhur nga populli.
________________________________________
NIVELI I DYTË: 4 – 6 RAJONE
• Rajonet përputhen me Nevojat Zhvillimore, duke ezauar 12 qarqet aktuale:
1. Shkodër, Lezhë, Kukës
2. Durrës, Tiranë, Dibër + rrethi i Kurbinit
3. Elbasan, Korçë
4. Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër
• Kompetencat:
o Hartim politikash zhvillimi rajonal
o Programet evropiane rajonale
o Politikat makro-ekonomike
o Transport rajonal
o Politikat arsimore dhe shëndetsore rajonale
Zgjedhja e këshilltarëve të Rajonit do të jetë me listë propocionale të hapur
________________________________________
3. Rezultatet e pritshme
Reforma e re synon:
• Decentralizim real dhe zhvillim rajonal të qëndrueshëm e te balancuar
• Rritje të përfaqësimit qytetar, transparencë, llogaridhënie
• Shkurtim i distancës qytetar–bashki
• Bashki asimetrike me funksione të qarta
• Financim i plotë i mandateve të zgjedhurve vendorë sipas standardeve evropiane
• Riformim të demokracisë vendore, votim për kryetar dhe këshilltarë
• Përfaqësim proporcional në këshillat bashkiakë dhe rajonalë
Me një fjali:
Shteti kthehet tek qytetari
________________________________________
Në perfundim
Le ta themi qartë:
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë centralizim
Ka nevojë për më shumë demokraci dhe autonomi të qeverisjes vendore
Nuk ka nevojë për bashki më të mëdha
Ka nevojë për shtet më të afërt
Sepse në fund:
një shtet që nuk dëgjon qytetarin…
nuk është shtet demokratik!



