Nëse ish-sekretari Blinken do të ishte në Tiranë nuk dihet nëse do i lejohej vajtja në ambasadën e vendit të tij. Ai është sanksionuar nga administrata Trump, të mos ketë akses as fizik as informativ, për shkaqe amerikane sigurisht. Realiteti i djeshëm nga USA është përmbysur në shumë binarë.
Ambasada amerikane në Tiranë duket se prej më tepër se një vit, ka dëshmuar një porosi të dhënë nga Uashingtoni, ndonëse të pabërë publike. Edi Rama është i patakueshëm nga titullarja dhe stafi diplomatik. E pandehura Belinda Balluku gjithashtu.
Dy ditë më parë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e rinj të emëruar, zëvëndësen e re të Ramës, Koçiu, ministrat Nufi, Hoxha, Karakaçi, Gogu, Lamallari, Ismaili. Ndryshime të prodhuara nga largimi i Ballukut, nën hetim, ndonëse sërish të zgjedhurit e Ramës, ishin preferencat dhe vartës të saj.
Heshtja mediatike e kontrolluar në ekstrem nga qeveria nuk i dha vëmendje mesazhit të përsëritur si alarm aktual i Ambasadës amerikane, një refren njëvjetor. Është thuajse e 20-a herë e rithënë nga kjo zyrë, nga zonja VonHorn. Konkretisht mes të tjerash ajo ritheksoi zbatimin në Shqipëri të agjendës së Shtëpisë së Bardhë, agjendësTrump:
“..eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. ..” Jo rusë e jo kinezë.
Qeveria është rënduar më tepër se keq në krim dhe korrupsion. Narkokartelet terroriste janë shenjestra amerikane dhe evropiane. Emrat dihen. Pastruesit e parave njihen. Mbështetësit po. Ortakët gjithashtu. Lejuesit po. “Balluku” dhe AKSHI janë dy organizata kriminale. Zyrat në Kryeministri. Epror i njëjti. Edi Rama.
Kishte një tjetër mesazh të fortë po në qëndrimin e të ngarkuarës me punë pas takimeve. Ajo tha se
” Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët..” Partnerët me agjendë të njëjtë janë edhe individë nëpër institucione. KM nuk është në këtë listë. Ai e di. Por janë ata që ndahen nga njeriu problem..Edhe në drejtësi. Shënimet janë mbajtur emër për emër.
Të 40-at.
Rezistenca luftarake e Ramës për të mbrojtur të bashkëpandehurën Balluku. U rendit pro sekteteve të përbashkëta penale. Po mbrohen bashkë. Nga frika. Siç kanë vjedhur bashkë. Rrëzuan SPAK në kërkesën e parë. Përdorën ushtarët në dtejtësi
Tani është beteja 2. Janë 80 aparatura kumpjutera telefona të zyrtarëve, Ballukut, binesnesmenëve në sekuestro dhe ekspertim. Aty janë dhe sms e porositë e Edi Ramës. Për shumë vetë. Duhen 40 ditë për të dalë zbardhjet. Dhe kërkesën e dytë për pranga të pandehurës, nuk ka kush ta rrëzojë. Me aq fakte penale, një të pandehur të tillë edhe Blinken po të ishte, ndonëse vartës i Soros, do ta kishte shpallur non grata Edi Ramën. Të tjerët, administrata e re, anti-narcos, me agjendë ndryshe me të, do e ketë futur në këtë listë me kohë..
Ndaj në mbledhjet e PS ka plasur kërcënimi çekulibrues i Ramës. Të.gjithë dinë diçka për dikë diku…
Basir Çollaku/ VonHorn-Blinken dhe të “40-at e Belës”

Leave a comment Leave a comment


