Nga Beqir SINA – New York
Pivoti ushtarak i Serbisë dhe ndikimi rus, duket se ngrisin vemendjen e Washingtonit
Në mars 2026, ndërsa tensionet në Ballkan mbeten të larta, një letër e rrallë bipartisane nga Kongresi amerikan paralajmëron administratën Trump, mos zvogëloni praninë ushtarake në Kosovë.
Sipas letrës thuhet se rreth 600 trupa amerikane në misionin KFOR të NATO-s që udhëheqin Komandën Lindore Rajonale janë në “shënjestër” të raportimeve për ulje. Ligjvënësit nga të dyja partitë thonë se kjo do të hiqte levën negociuese në dialogun Beograd-Prishtinë, dhe do të inkurajonte aktorë që duan trazira rajonale.
Letra dhe uniteti bipartisan, dërguar Sekretarit të Shtetit Marco Rubio (që është edhe këshilltar i sigurisë kombëtare), është udhëhequr nga senatori Jeanne Shaheen (D-NH, anëtare e lartë në Komisionin e Marrëdhënieve të Jashtme) dhe kongresisti Mike Turner (R-OH, Komisioni i Forcave të Armatosura). Në mesin e nënshkruesve janë figura si Roger Wicker (R-MS, kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura), Chuck Grassley, Thom Tillis, Joni Ernst, Peter Welch dhe Chris Van Hollen.
Ky bashkim bipartizan republikan-demokrat është i pazakontë në politikën e sotme amerikane dhe tregon shqetësim të gjerë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Konteksti i KFOR-it dhe dialogut, u vendos në 1999 pas luftës së Kosovës, për të mbikëqyrur largimin e forcave serbe dhe për të ruajtur paqen.
Sot, tensionet janë rritur për shkak të mungesës së progresit në dialogun e udhëhequr nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës.
Marrëveshja e Normalizimit (2023) dhe Aneksi i saj mbeten të pazbatuara, me pengesa si Asociacioni i Komunave Serbe dhe çështje të tjera.
Nëse trupat amerikane ulen, ligjvënësit paralajmërojnë se kjo heq presionin për kthim në negociata dhe hap rrugë për destabilizim, sidomos në Kosovë dhe Bosnjë.
Në një reagimi zyrtar një zyrtar i NATO-s i tha The Hill se nuk ka ndryshime të mëdha të planifikuara për KFOR-in.
Zyrtari amerikan që ka kërkuar të mbetet anonim thotë se SHBA-të vazhdojnë të luajnë rol themelor për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.
Megjithse kjo krijon kontradiktim me raportet e letrës, por tregon se presioni bipartisan mund të ndikojë në vendimet e administratës, ka thënë ai.
Pivoti ushtarak i Serbisë dhe ndikimi rus, duket se ngrisin vemendjen e Washingtonit
Ndërkohë, që Serbia ka zhvilluar një pivot të qartë drejt Kinës si furnizues kryesor ushtarak.
Sipas të dhënave të SIPRI-së (Stockholm International Peace Research Institute), nga 2020 deri në 2024 (dhe deri në 2025 sipas disa analizave), Kina furnizon 57–61% të importeve të armëve të mëdha të Serbisë – shumë më tepër se Rusia (rreth 20% ose më pak) apo Franca (7–12%).
Kjo përfshin sisteme si FK-3, dronë CH-92/95 dhe raketa supersonike CM-400AKG. Rusia, megjithëse e dobësuar nga sanksionet dhe lufta në Ukrainë, mbetet faktor destabilizues. Ajo bllokon njohjen e Kosovës në OKB, mbështet narrativa nacionaliste në Serbi dhe Bosnjë (sidomos te Dodik-u), dhe shfrytëzon lidhje kulturore/energjetike për operacione hibride dhe dezinformacion.
Këto ndikime Lindore (Kina + Rusia) forcojnë Beogradin, por rrisin frikën se dialogu mund të ngecë më tej, shkruan Hill.
Letra nga Washingtoni në një unitet të rrallë duket se tregon se Ballkani Perëndimor nuk është më prioritet i dytë, i administratës amerikane . Ajo paralajmëron se ulja e trupave amerikane mund të krijojë vakum që aktorë si Rusia ose ndikime kineze ta shfrytëzojnë.
Tani pyetja është : A do të “dëgjojë” administrata Trump këto paralajmërime, apo do të vazhdojë me “America First” duke rrezikuar paqen e brishtë të rajonit?
Më së fundmni është koha ajo që do ta tregojë, ngaqë letra e bipartisane e ligjëbërsve amerikan është një thirrje e qartë për angazhim të vazhdueshëm dhe rikthim të vëmendjes së SHBA në Ballkan.



