Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim gjatë protestës para Kuvendit, ku ka deklaruar se votimi kundër heqjes së imunitetit të ministres Belinda Balluku shënon fundin politik të kryeministrit Edi Rama.
Berisha falënderoi protestuesit për pjesëmarrjen, duke i cilësuar si “burra e gra guximtarë” që kanë lënë gjithçka për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të vështirë.
Ai theksoi se protesta është në mbrojtje të Kushtetutës, dinjitetit njerëzor dhe interesave të qytetarëve, të cilat sipas tij po cënohen nga një “organizatë kriminale” që përdor pushtetin për të mbrojtur vjedhjet.
“Së pari, mirënjohje të pakufijshme për ju, burra e gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë.
Kemi ardhur në mbrojtje të Kushtetutës, të dinjitetit njerëzor, në mbrojtje të intersave të shqiptarëve nga një oragnizatë kriminale që përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet e veta.
Sot Rama shënoi vetvrasjen e tij politike. Shënoi fundin e tij politik. Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë nga pushteti i tij i krimit. Sor ai nuk votoi për Ballukun,por për veten e tij. Për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet që ka bërë”, tha Berisha.



